Bota

Guaido i bën thirrje opozitës për protestë më 1 maj

Juan Guaido tha se opozitarët në shtetet tjera të vendit janë të gatshëm për mosbindjet civile dhe protestat, të cilat i quan "Operacioni i Lirisë"

Lokman İlhan  | 20.04.2019 - Përdıtësım : 21.04.2019
Guaido i bën thirrje opozitës për protestë më 1 maj

Caracas

Kreu i Asamblesë Kombëtare i Venezuelës, Juan Guaido, i cili e shpalli veten president i përkohshëm i vendit, i bëri thirrje opozitës që të dalin në rrugë më 1 maj, raporton Anadolu Agency (AA).

Guaido, i mbështetur nga shumë shtete perëndimore dhe të Amerikës Latine përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), të cilët nuk pranojnë legjitimitetin e presidentit venezuelas Nicolas Maduro, u takua me përkrahësit e tij në mitingun e realizuar në sheshin Bolivar në rrethin Chacao të kryeqytetit Karakas.

Ai tha se opozitarët në shtetet tjera të vendit janë të gatshëm për mosbindjet civile dhe protestat, të cilat i quan "Operacioni i Lirisë".

Guaido bëri thirrje që të gjithë përkrahësit e tij të dalin në rrugë më 1 maj, duke pretenduar se kjo protestë do të jetë më e madhja në historinë e vendit.

Më 1 maj edhe punonjësit publikë dhe anëtarë të Partisë Socialiste të Bashkuar të Venezuelës në pushtet do të dalin në rrugë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın