Tevfik Durul
02 dhjetor 2020•Përditësim: 02 dhjetor 2020
Në afërsi të qytetit Thiva në pjesën qendrore të Greqisë ka ndodhur një tërmet me magnitudë prej 4,5 ballësh, transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti Gjeodinamik i Athinës njoftoi se epiqendra e tërmetit është 11 kilometra në lindje të Thiva, në thellësi prej 5 kilometra.
Lëkundjet kanë përfshirë edhe kryeqytetin Athinë, ndërsa ende nuk është raportuar për viktima ose dëme materiale.