Furkan Naci Top
03 Maj 2017•Përditësim: 04 Maj 2017
ATHINË (AA) - Refuzohet kërkesa për ekstradim në Turqi për tre ushtarakët puçistë të cilët janë arratisur në Greqi pas tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).
Njoftohet se 3 nga 8 ushtarakët puçistë të cilët u arratisën në Greqi pas tentativës për grusht shteti Ahmet Güzel, Gencay Böyük dhe Bilal Kurugül, kanë dalë përballë gjykatësit në Gjykatën e Apelit në Athinë pas kërkesës së bërë nga Turqia për ekstradimin e tyre.
Prokurorja Evgenia Kivelou, e cila ka marrë fjalën pas mbrojtjes së ushtarakëve që kanë refuzuar akuzat ndaj tyre, duke mbrojtur se në kërksen e re të Turqisë për ekstradim nuk ka ndryshim nga ato të mëparshme ka kërkuar mosekstradimin e ushtarakëve.
Gjykata e cila më pas ka dhënë vendimin për refuzimin e ekstradimit në Turqi të 3 ushtarakëve, ka njoftuar se nëse shihet e arsyeshme edhe nga institucionet administrative nuk sheh ndonjë problem për lirimin e puçistëve që mbahen të ndaluar.
Puçistët pas tentativës për grusht shteti nga FETO më 15 korrik u arratisën në Greqi me një helikopter ushtarak dhe kërkuan azil.
Gjykata e Lartë e Greqisë (Arios Pagos) në muajin janar ka refuzuar kërkesën për ekstradimin në Turqi të ushtarakëve puçistë. Pas kësaj Turqia kërkoi sërish ekstradimin e ushtarakëve me dy akuza të reja.
Gjykata në një seancë javën e kaluar ka dhënë vendimin edhe për refuzimin e ekstradimit të puçistëve ushtarakë Süleyman Özkaynakçı, Feridun Çoban dhe Abdullah Yetik.
Më tej thuhet se vazhdon ende vlerësimi i aplikimit për azil të ushtarakëve nga Zyra e Migracionit në Greqi.