Furkan Naci Top
18 prill 2018•Përditësim: 19 prill 2018
ATHINË (AA) - Punonjësit e transportit detar në Greqi kanë hyrë në një grevë njëditore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Federata e marinës greke (PNO) ka njoftuar se kanë vendosur të hyjnë në grevë për të reaguar ndaj projektligjit i cili parashikon të lejojë anijet me flamuj të huaj të kryejnë transport në linjat e brendshme.
Federata gjithashtu ka kritikuar edhe kushtet e veçanta në punësimin e personelit në anijet që kryejnë udhëtimet mes Greqisë dhe Italisë.
Për shkak të grevës anijet në të gjithë vendin kanë qëndruar të ankoruara në porte, dhe është ndërprerë lidhja detare mes territorit kryesor tokësor të vendit me ishujt.