Derya Gülnaz Özcan,Tevfik Durul
21 tetor 2021•Përditësim: 21 tetor 2021
Mjekët dhe punonjësit e spitaleve publike në Greqi hynë në grevë 24 orëshe me thirrjen e bërë nga Federata Greke e Punonjësve të Spitaleve Publik (POEDIN) dhe zhvilluan një protestë në Athinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Punonjësit marshuan drejt Ministrisë së Shëndetësisë duke kërkuar përmirësimin e kushteve të punës dhe forcimin e sistemit shëndetësor.
Duke tërhequr vëmendjen për mungesën e personelit në spitale, punonjësit e shëndetësisë kërkuan që qeveria të heqë dorë nga praktika e pezullimit të kontratës së punës për punonjësit shëndetësor që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19.
Qeveria greke ka vendosur detyrimin e vaksinës kundër COVID-19 për punonjësit e shëndetësisë, ku deri më tani janë pezulluar kontratat e punës së rreth 7 mijë punonjësve shëndetësor që kanë refuzuar të vaksinohen.