Bota

Greqi, Papa Françesku mbërrin në kampin e refugjatëve në Lesbos

Papa Françesku tha të shtunën në Athinë se demokracia është përkeqësuar në mënyrë të rrezikshme

Vesna Besic  | 05.12.2021 - Përdıtësım : 06.12.2021
Greqi, Papa Françesku mbërrin në kampin e refugjatëve në Lesbos Foto: Arkiv / AA

Sarajevë

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku mbërriti në një kamp refugjatësh në ishullin Lesbos si pjesë e vizitës së tij në Greqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo është vizita e tij e dytë që nga viti 2016.

Papa Françesku mbërriti të shtunën në kryeqytetin grek, Athinë, në pjesën e dytë të vizitës së tij në Mesdheun Lindor.

Vizita e Papa Françeskut do të nxisë marrëdhëniet mes Kishës Ortodokse dhe Katolike si dhe marrëdhëniet mes dy vendeve, Greqisë dhe Vatikanit.

Papa Françesku tha të shtunën në Athinë se demokracia është përkeqësuar në mënyrë të rrezikshme.

“Ne nuk mund të shmangim vërejtjen me shqetësim se sot, dhe jo vetëm në Evropë, jemi dëshmitarë të një dobësimi gradual të demokracisë”, tha kreu i Vatikanit në një ceremoni mirëseardhjeje në vilën presidenciale greke.

Ai tha se çështja e migrimit është një “odise e tmerrshme moderne”, me qëllim që të tërheqë vëmendjen ndaj krizës së refugjatëve në Evropë.

“Evropa vazhdon të hezitojë dhe BE-ja shpesh ka rënë viktimë e formave të interesit vetjak nacionalist, në vend që të jetë shtytëse e solidaritetit dhe ndonjëherë ka vepruar e bllokuar dhe e pakoordinuar”, tha Papa Françesku.

Para se të vizitojë Greqinë, Papa Françesku ishte në vizitë treditëshe në Qipron greke.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın