Ekip
06 Prill 2022•Përditësim: 06 Prill 2022
Në spitalin Papanikolaou në qytetin verior grek të Selanikut, ku po trajtohen pacientët me COVID-19 ka shpërthyer një zjarr, ndërsa Departamenti i zjarrfikësve tha se trupi i pajetë i një personi u gjet në katin e dytë të ndërtesës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zjarri shpërtheu mëngjesin e sotëm, ndërsa 30 zjarrfikës me 11 makina zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e tij.
Nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin dhe nëse pacientët apo stafi u bllokuan në ndërtesë. Videoja nga vendi i ngjarjes tregon tymin e zi të dendur që shpërthen nga dy dritare në katin e poshtëm të ndërtesës.