Waleed Tariq
20 Shtator 2020•Përditësim: 21 Shtator 2020
Të paktën 3 persona e kanë humbur jetën në një stuhi të ngjashme me uraganin, "medicane" (uragani mesdhetar) që goditi Greqinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Cikloni Ianos goditi pjesët perëndimore dhe qendrore të vendit të enjten mbrëma, e cila çoi në ndërprerje të energjisë dhe shkaktoi rrëshqitje të tokës si dhe detyroi autoritetet të mbyllin shkollat në zonë.
Shërbimet e urgjencës thanë se pranuan 2.450 thirrje për operacione shpëtimi në të gjithë Greqinë deri të shtunën vonë. Të paktën 896 misione shpëtimi janë kryer.
Ndaras me këtë, një grua 43-vjeçare thuhet se është zhdukur dhe po zhvillohet një operacion kërkimi për gjetjen e saj.
Stuhitë e stilit tropikal janë të rralla në rajon dhe thuhet se janë si rezultat i ndryshimeve klimatike.
Vendi evropian u godit nga një stuhi e ngjashme në vitin 2018.