Ata Ufuk Şeker
24 Shtator 2019•Përditësim: 24 Shtator 2019
Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian (BE) ka vendosur të anulojë dënimin e Komisionit Evropian ndaj zinxhirit të kafeve Starbucks për shkelje tatimore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjykata e Përgjithshme, e cila vepron nën Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në Luksemburg, mori vendimin pasi Starbucks kishte hapur lëndë kundër vendimit të Komisionit, i cili kishte vendosur se kompania ka përfituar nga uljet joligjore të taksave në Holandë.
Në vendimin e gjykatës thuhet se marrëveshja midis Starbucks the autoriteteve holandeze që i mundësonte kompanisë taksa më të ulëta, nuk paraqet mbështetje publike joligjore.
Ndryshe, Komisioni Evropian në vitin 2015 i kishte konsideruar si joligjore lehtësimet tatimore të ofruara për Starbucks në Holandë dhe kishte kërkuar nga kompania të paguajë 30 milionë euro tatime.
Starbucks dhe Holanda kishin refuzuar vendimin dhe e kishin transferuar atë në gjykatë.