Fatih Erel
22 Janar 2020•Përditësim: 23 Janar 2020
Tenisti serb Novak Gjokoviç mposhti japonezin Tatsuma Ito për të përparuar në raundin e tretë të kampionatit Australian Open, raporton Anadolu Agency (AA).
Kampioni aktual ishte më i mirë se Ito me rezultatin 6-1, 6-4, 6-2, për të vazhduar tutje në raundin e tretë.
Në ndeshjen e radhës, Gjokoviç do të përballet me tenistin tjetër japonez Yoshihito Nishioka, i cili eliminoi britanikun Dan Evans në raundin e dytë.
Gjokoviç, 32 vjeç, synon titullin e tij të 17-të Grand Slam si dhe kampionatin e tetë të Australian Open në edicionin e këtij viti.
Ndërkohë, bartësi i tetë i kampionatit, italiani Matteo Berrettini, u mposht në raundin e dytë në pesë sete nga amerikani Tennys Sandgren, duke u bërë tenisti më i ranguar ndonjëherë që eliminohet në fazat e para të Australian Open.
Bartësi i gjashtë, greku Stefanos Tsitsipas, avancoi në raundin e tretë pasi kundërshtari i tij gjerman Philipp Kohlschreiber u tërhoq për shkak të një tendosjeje muskulore.
Edicioni i 108-të i Australian Open do të zhvillohet nga 20 janari deri më 2 shkurt.