Ahmed al-Masri,Mahmut Geldi
17 Korrik 2017•Përditësim: 18 Korrik 2017
DOHA (AA) - Marinat e Katarit dhe Britanisë së Madhe janë duke realizuar stërvitjen e përbashkët ushtarake në ujërat e Katarit të Gjirit Persik, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Mbrojtjes të Katarit ka deklaruar se marinat e dy vendeve nga dita e djeshme janë duke kryer stërvitje ushtarake që përbëhet nga dy faza.
Në fazën e parë dje është mbajtur konferenca dhe trajnimi për komunikimet detare, të mbrojtjes nga zjarri, zbulimin e defekteve dhe ankorimin e sigurtë të anijeve.
Në fazën e dytë të stërvitjes pjesëtarët e të dy marinave kanë kryer deminime nënujore dhe veprimtari artilerike.
Stërvitja dy-ditore u organizua me kërkesë të Britanisë së Madhe dhe në përputhje me marrëveshjet ekzistuese bilaterale për bashkëpunim ushtarak.
Manovra është organizuar në hijen e krizës së Gjirit që ka rezultuar me bllokadën e plotë të Katarit nga Arabia Saudite, EBA, Bahreini, Egjipti dhe disa vende tjera të Gjirit.