Bota

Gjermania zgjat 6 muaj embargon e armëve ndaj Arabisë Saudite

Qeveria gjermane ka zgjatur deri më 31 mars 2020, vendimin e saj që zbaton për të ndaluar eksportet e armëve ndaj Arabisë Saudite

Erbil Başay  | 18.09.2019 - Përdıtësım : 19.09.2019
Gjermania zgjat 6 muaj embargon e armëve ndaj Arabisë Saudite

Berlin

Gjermania ka zgjatur edhe për 6 muaj vendimin e saj për të ndaluar eksportet e armëve ndaj Arabisë Saudite, transmeton Anadolu Agency (AA)

Në lajmin e agjencisë gjermane të lajmeve (DPA) të cilin e bazon mbi informacionet e zëdhënësit të qeverisë, thuhet se qeveria gjermane ka zgjatur edhe 6 muaj, deri më 31 mars 2020, vendimin e saj që zbaton për të ndaluar eksportet e armëve ndaj Arabisë Saudite.

Qeveria gjermane pezulloi eksportin e armëve ndaj Arabisë Saudite në nëntor të vitit të kaluar për shkak të vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi dhe së fundmi më 31 mars e kishte zgjatur këtë vendim edhe për 6 muaj deri më 30 shtator.

Ndër të tjera rikujtohet se në protokollin e nënshkruar mes partive në pushtet të Unionit Kristian Demokratik (CDU/CSU) dhe Partisë Social Demokratike (SPD), ndodhet edhe neni që "Nuk mund të kryhet shitje të armëve ndaj atyre që janë palë në luftën në Jemen". 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.