Erbil Başay
13 Maj 2020•Përditësim: 13 Maj 2020
Gjermania njoftoi zvogëlimin e kontrolleve kufitare të cilat i filloi në kufijtë e saj tokësore për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, në deklaratën pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, njoftoi se kontrollet në kufijtë me Francën, Zvicrën dhe Austrinë janë zgjatur deri më 15 qershor.
Ai tha se kontrollet në kufijtë 3 vendeve në fjalë nga 16 maji do të zvogëlohen, duke treguar se nuk do të bëhen kontrolle sistematike dhe të gjithë kalimet kufitare do të hapen.
Seehofer tha se janë duke zhvilluar punime për të mundësuar kalimin e disa grupeve si studentët të kalojnë kufijtë.
- Vendet e BE-së me propozime për të ardhmen
Ndërkohë, ai shpjegoi se kontrollet në kufirin me Luksemburgun duke filluar nga 16 maji do të hiqen plotësisht, si dhe janë duke u munduar për caktimin e datës së përbashkët me Danimarkën për heqjen e kontrolleve kufitare.
Ai theksoi se synojnë heqjen e plotë të kontrolleve kufitare pas 15 qershorit, gjë e cila zhvillohet në koordinim me vendet fqinje.
Ministri i brendshëm gjerman bëri të ditur se kufizime ndaj atyre që vijnë nga Spanja dhe Italia me avion, ndërsa do t'i respektojnë rekomandimet e Komisionit të BE-së në lidhje me shtetasit e vendeve të treta jashtë BE-së, në drejtim të së cilës kufizimet janë zgjatur deri më 15 qershor.
Ai rikujtoi se vendimet në lidhje me karantinën i japin shtetet federale, ndërsa ka propozuar heqjen e karantinës për ata që vijnë në Gjermani nga vendet e BE-së.
Gjermania kontrollet kufitare në kuadër të masave kundër COVID-19 me Austrinë, Zvicrën, Francën, Luksemburgun dhe Danimarkën i kishte filluar më 16 mars.