Cüneyt Karadağ
06 Prill 2016•Përditësim: 07 Prill 2016
BERLIN (AA) - Ministri i Brendshëm gjerman Thomas De Maiziere tha se do të heqin kontrollet e kalimit të cilat zbatohen për shkak të fluksit të refugjatëve në kuririn me Austrinë, raporton Anadolu Agency (AA).
De Maiziere në një deklaratë në televizionin austriak ZiB2 tha se "Nëse numri i refugjatëve mbetet kështu i pakët, që nga 12 maji zbatimi i kontrolleve në kufi nuk do të zgjatet".
Ndër të tjera në lidhje me politikën e refugjatëve Thomas de Maiziere ka theksuar se kriza që ndodhi mes Vjenës dhe Berlinit tashmë ka mbetur në të kaluarën pas nënshkrimit të marrëveshjes për refugjatët mes BE-së dhe Turqisë.