Bota

Gjermania bën thirrje t'i jepet fund dhunës në Gaza

"Nevojitet që të evitohen çfarëdo eskalime tjera. Bëjmë thirrje për përmbajtje maksimale dhe dhënien fund të dhunës", thuhet në njoftimin e MPJ-së gjermane

Ayhan Şimşek  | 13.11.2018 - Përdıtësım : 13.11.2018
Gjermania bën thirrje t'i jepet fund dhunës në Gaza

Berlin

BERLIN (AA) – Gjermania bëri thirrje për përmbajtje maksimale në Gaza, por nuk dënoi sulmet e mbrëmshme ajrore izraelite në enklavën e bllokuar palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Nevojitet që të evitohen çfarëdo eskalime tjera. Bëjmë thirrje për përmbajtje maksimale dhe dhënien fund të dhunës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme.

Në njoftim bëhet thirrje për dhënien fund të sulmeve raketore nga Gaza në Izrael ndërsa theksohet se Izraeli ka të drejtë të mbrojë sigurinë e tij.

Gjatë sulmeve të mbrëmshme ajrore izraelite në Gaza janë vrarë të paktën 6 palestinezë. Ushtria izraelite pohon se sulmet janë kryer si kundërpërgjigje e sulmeve të mëparshme raketore në Izrael.

Gjermania sot mbështeti Kombet e Bashkuara, Egjiptin dhe aktorët tjerë që punojnë në qetësimin e tensioneve në Lindjen e Afërt.




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın