Cüneyt Karadağ
01 Tetor 2020•Përditësim: 01 Tetor 2020
Në 24 orët e fundit në Gjermani 2.503 persona kanë rezultuar pozitiv në testet për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Instituti Robert Koch (RKI) i cili zhvillon punime në fushën e sëmundjeve infektive në Gjermani dhe i cili informon qeverinë, thuhet se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 2.503 raste me COVID-19.
Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 12 persona për shkak të COVID-19 thuhet në deklaratën në të cilën theksohet se numri i rasteve me COVID-19 në Gjermani ka arritur në 291.122 ndërsa numri i vdekjeve nga virusi në 9.500.
Më tej thuhet se numri i të shëruarve nga COVID-19 ka arriur në 257.900.
Belgjika dhe Islanda shapllen zona të rrezikshme
Gjermania shpalli zona të rrezikshme Belgjikën dhe Islandën për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19.
Ata që kthehen nga vendet e rrezikuara janë të detyruar të hyjnë në karantinë 14 ditore në rast se nuk bëjnë testin ose nuk posedojnë rezultatin negativ të testit.
Qeveria i bën thirrje popullatës që "mundësisht të mos udhëtojnë në zonat e rrezikuara".