Erbil Başay
01 dhjetor 2017•Përditësim: 01 dhjetor 2017
BERLIN (AA) - Martin Schulz, kryetar i Partisë Social Demokratike (SPD) në Gjermani ka reaguar ndaj lajmeve në median gjermane se partia e tij është e gatshme për bisedimet e "koalicionit të madh" me partitë Bashkimi Kristian (CDU/CSU), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në qendrën e përgjithshme të partisë së tij, Schulz duke theksuar se përgënjeshtron kategorikisht lajmet me temë "dritë jeshile për koalicionin e madh", ai tha se "kjo është e gabuar".
Ai ka mbrojtur idenë e tij se lajme të tilla janë përhapur nga CDU/CSU dhe ka shtuar se në lidhje me çështjen ka telefonuar kreun Partisë Bashkimit Kristian Demokratik (CDU) dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, "dhe i ka shprehur asaj se kjo është e papranueshme".
"Kushdo që bën lajme të rremë eliminon besimin", ka vlerësuar Schulz, duke bërë të ditur se nuk dëshiron të bëjë spekulime se cila palë do të shkaktojë dëme.
Më tej Schulz ka ripërsëritur se mbi tryezë ndodhen të gjitha opsionet për të formuar një qeveri dhe ka theksuar se do të diskutohen të gjitha opsionet në takimin e partisë që do të mbahen ditën e hënë. Sipas tij, vendimet e marra në këtë takim do të propozohen në asamblenë e përgjithshme që do të mbahet ditën e enjte.
Edhe deputeti i CDU-së, Klaus Schüler, në një konferencë shtypi në selinë e partisë tha se janë të gatshëm të bëjnë bisedime serioze me SPD-në për të formuar një qeveri stabile.
Gjithashtu, Schüler tha se fillmisht duhet të presin se çfarë qëndrimi do të mbajë SPD dhe se pas përfundimit të asamblesë së përgjithshme të SPD-së, drejtuesit e CDU-së do të mblidhen më 10-11 dhjetor për të vlerësuar situatën.