Ayhan Şimşek
31 Maj 2016•Përditësim: 31 Maj 2016
BERLIN (AA) – Një organizatë muslimane me ndikim në Gjermani ka ngritur shqetësimin në lidhje me pretendimet për rritjen e numrit të konvertimeve në të krishterë në mesin e refugjatëve të cilët shpresojnë të marrin statusin e azilit, raporton Anadolu Agency (AA).
Rritja e numrit të konvertimeve në mesin e refugjatëve bëri bujë në mediat gjermane në fillim të këtij muaji, kur rreth 80 refugjatë muslimanë nga Irani dhe Afganistani u konvertuan në të krishterë në ceremoninë e pagëzimit të mbajtur në një kishë protestante në Hamburg.
Aiman Mazyek, i cili kryeson Këshillin Qendror të Muslimanëve në Gjermani (ZMD), tha se vendimet për statusin e azilit nuk duhet të ndikohen nga identiteti etnik apo fetar i refugjatëve.
"Liria për të zgjedhur besimin është themelore. Por kishat duhet të përmbahen nëpërmjet ndikimit të orientojnë refugjatët. Ne presim që kishat të përmbahen nga puna agresive misionare, ndërsa presim që edhe muslimanët të bëjnë të njëjtën", tha Mazyek për Anadolu Agency.