Bota

Gjermani, rritet në 156 numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve

Reshjet e mëdha të shiut kapluan edhe pjesën jugore dhe lindore të vendit, duke shkaktuar përmbytje gjatë natës

Erbil Başay  | 18.07.2021 - Përdıtësım : 19.07.2021
Gjermani, rritet në 156 numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve ( Abdulhamid Hoşbaş - Anadolu Agency )

Berlin

Numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet rrëmbyeshme në shtetet Rhineland-Palatinate, Nordrhein-Westfalen dhe Bavaria në Gjermani u rrit në 156, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia në qytetin Koblenz tha në një deklaratë se numri i njerëzve që humbën jetën në katastrofën e përmbytjes u rrit në 110 në shtetin Rheinland-Pfalz.

Në deklaratë thuhet se 670 persona janë lënduar dhe se numri i të vdekurve mund të rritet edhe më shumë.

Ministria e Punëve të Brendshme e shtetit Nordrhein-Westfalen gjithashtu njoftoi se numri i të vdekurve në këtë rajon është rritur në 45.

Nga ana tjetër, reshjet e mëdha të shiut kapluan edhe pjesën jugore dhe lindore të vendit, duke shkaktuar përmbytje gjatë natës.

Një gjendje e jashtëzakonshme u shpall në Berchtesgadener Land të shtetit bavarez pranë kufirit me Austrinë për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.

Në deklaratën e bërë nga administrata e rajonit thuhet se të paktën një person vdiq në këtë rajon.

Në deklaratë theksohet se përmbytje ndodhën në qytezat Bischofswiesen, Berchtesgaden, Schönau am Königssee Marktschellenberg dhe se një pjesë e autostradës B305 është mbyllur. Deklarata njofton se qyteza Scheffau është bërë e paarritshme dhe se 65 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në rajon.

Reshje të forta kanë ndodhur edhe në rajonin Saechsische Schweiz të shtetit të Saksonisë në lindje, duke shkaktuar daljen e lumenjve nga shtretërit dhe përmbytjen e kateve të poshtme të shtëpive dhe rrugëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın