Cüneyt Karadağ
17 Nëntor 2015•Përditësim: 17 Nëntor 2015
DRESDEN (AA) - Lëvizja Kundër të Huajve dhe Islamit (PEGIDA) në Dresden të Gjermanisë këtë javë ka mbajtur protestën e 38-të të saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë protestave të mbajtura në Theaterplatz në Dresden ëshët mbajtur një minutë heshtje në nderim për viktimat që humbln jetën nga sulmet në Paris. Në protestat ku kishte një pjesëmarrje afërsisht prej 10 mijë personash pretendohej që të kishte më shumë pjesëmarrje pas sulmeve të Parisit.
Mbështetësit e PEGIDA-s gjatë protestës kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrime kundër Islamit dhe në fjalimet e mbajtura janë karhasuar çështja refugjatëve me atë të terrorizmit.