Gjermani, popullsia migrante mbi 23 për qind në vitin 2017
Rreth 19.3 milionë njerëz nga një popullsi prej 81.7 milionë banorë kishin të paktën një prind të lindur pa shtetësi gjermane

Berlin
BERLIN (AA) - Pjesa e migrantëve dhe pasardhësve të tyre në popullsinë e Gjermanisë në vitin 2017 është rritur në 23,6 për qind, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç bëri të ditur Zyra federale e statistikave, rreth 19.3 milionë njerëz nga një popullsi prej 81.7 milionë banorë kishin të paktën një prind të lindur pa shtetësi gjermane.
Në vitin 2016, nga gjithsej popullsia gjermane 22,5 për qind apo 18.6 milionë njerëz ishin migrantë ose pasardhës të tyre.
Grupet më të mëdha të pakicave
Sipas raportit të Zyrës së statistikave “Mikroskopi 2017”, turqit mbeten grupi më i madh i migrantëve në Gjermani me një popullsi prej 2.8 milionë banorësh.
Më pas vijojnë polakët me 2.1 milionë dhe rusët me 1.4 milionë si dy popujt tjerë më të mëdhej në popullsinë migrante.
Nga 19.3 milionë njerëz me një sfond të migracionit, rreth 9.8 milionë janë shtetas gjermanë, ndërsa rreth 9.5 milionë janë shtetas të huaj.