Bota

Gjermani, deaktivizohen dy bomba nga Lufta e Dytë Botërore

Si një masë paraprake, autoritetet kanë evakuuar shkollat dhe spitalet në qytetin e Dortmundit si dhe mbyllën stacionin e trenit të qytetit

Nilay Kar   | 13.01.2020
Gjermani, deaktivizohen dy bomba nga Lufta e Dytë Botërore Burimi: Bashkia Metropolitane e Dortmundit

Këln

Dy bomba të epokës së Luftës së Dytë Botërore u deaktivizuan me sukses në qytetin Dortmund të Gjermanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komuna e Dortmundit ka njoftuar se bombat amerikane dhe britanike që peshonin nga 250-kilogramë u deaktivizuan pasi më shumë se 14.000 persona u evakuuan nga zona përreth.

Si një masë paraprake, autoritetet gjithashtu evakuuan shkollat dhe spitalet dhe mbyllën stacionin e trenit të qytetit.

Bombat e pashpërthyera janë zbuluar shpesh në Gjermani që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın