Ekip
27 Maj 2020•Përditësim: 28 Maj 2020
Policia në Gjermani ka kryer bastisje në dhjetëra shtëpi të lidhur me grupe antiqeveritare, për të cilat dyshon se kanë bërë dokumente të rreme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Prokuroria në Stuttgart dhe Karlsruhe bëri të ditur se sot janë kryer bastisje të hapësirave në 25 lokacione lidhur me 31 anëtarë të dyshuar të lëvizjes Reich Citizens.
Anëtarët e lëvizjes Reich Citizens kundërshtojnë rendin aktual të shtetit gjerman. Lëvizja lidhet me grupet ekstremiste të ekstremit të djathtë dhe ka qenë në një kontroll të afërt nga autoritetet pas një numri incidentesh të dhunshme që përfshijnë të ashtuquajturit Reich Citizens.
Prokurorët theksuan se të dyshuarit falsifikuan pasaporta, leje drejtimi dhe certifikata të shtetësisë.