Kübra Kara
07 Korrik 2020•Përditësim: 09 Korrik 2020
Programi "Diskutimet Dixhitale" që do të organizohet për herë të parë nga TRT World Forum, sonte do të transmetohet online me temën "Srebrenica pas 25 vitesh: Mohimi Jetëgjatë i Gjenocidit", transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit nga TRT World Forum, programi i cili sonte do të organizohet për herë të parë dhe do të zgjasë 5 ditë do të trajtojë gjenocidin e Srebrenicës në kuadër të të drejtave të njeriut, krimet e luftës dhe parimit të përgjegjësisë për mbrojtjen.
Programi në mënyrë online do të transmetohet drejtpërdrejt nga Youtube, Twitter dhe Facebook llogaritë e TRT World Forum në ora 19:00.
Kryetari i Fondacionit "Remembering Srebrenica", dr. Waqar Azmi do të jetë pjesëmarrës në sesionin e parë ku do të trajtohen shkaqet që parandaluan kompromisin, strategjitë e atyre që mohojnë gjenocidin.
Sesionet do të vazhdojnë në tema të ndryshme rreth gjenocidit deri më 11 korrik.