Yusuf Özcan
26 Gusht 2019•Përditësim: 27 Gusht 2019
Në kuadër të samitit G7 i cili po mbahet në qytetin Biarritz në jugperëndim të Francës janë arrestuar edhe 19 persona të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga prefektura Pyrenees-Atlantique thuhet se në kuadër të samitit G7 janë arrestuar edhe 19 persona. Në deklaratë nuk janë dhënë informacione në lidhje se ku dhe në çfarë kushtesh janë kryer arrestimet.
Në kuadër të samitit G7 i cili po zhvillohet në qytetin Biarritz të Francës, prefektura dje në një deklaratë njoftoi për arrestimin e 68 personave.
Përreth qytetit Biarritz ku po mbahet samiti, po zhillohen edhe protesta, ku një ditë më parë mbajtën protesta në qytetet Hendaye dhe Bayonne pranë Biarritz.
Në Bayonne policia ndërhyri ndaj protestuesve me gaz lotjellës dhe ujë. Bëhet e ditur se 14 persona u arrestuan dhe 4 policë u plagosën lehtë gjatë ngjarjeve të shënuara mes protestuesve dhe policisë gjatë bllokimit të rrugës në Urrugne të premten.
Në samit janë marrë masa intensive të sigurisë, ku kryesisht kundër mundësisë së ndonjë sulmi terrorist gjatë gjithë samitit janë në detyrë 13.200 policë dhe forca të xhandarmërisë si dhe 450 zjarrfikës.