Barış Seçkin
30 Janar 2017•Përditësim: 31 Janar 2017
ROMË (AA) – Presidenti i ri i Parlamentit Evropian Antonio Tajani, me rastin e sulmit terrorist në një xhami në Kanada, tha se dhuna nuk është përgjigje ndaj terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeparlamentari i sapozgjedhur Tajani në Romë, u takua me kryeministrin e Italisë Paolo Gentiloni.
Gentiloni dhe Tajani para takimit dënuan sulmin e kryer ndaj xhamisë në Kanada.
Kryeministri italian Gentiloni homologut të tij kanadez Justin Trudeau i ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e gjashtë personave.
"Qeveria italiane është me familjet e viktimave, bashkësinë islame dhe qeverinë kanadeze", ka thënë Gentiloni duke shtuar se solidarizohet me muslimanët në Itali.
Tajani, në emër të Parlamentit Evropian ka shprehur ngushëllime e tij për qytetatrët dhe qeverinë kanadeze.
"Dhuna nuk mund të jetë përgjigje për terrorizmin. Dialogu është zgjidhja. Bashkimi Evropian beson në dialogun ndërfetar. Për këtë kemi punar dhe do të vazhdojë të punojë në këtë drejtim", tha Tajani.
Ai shtoi se solidarizohet me familjet e të vrarëve nga sulmi.
"Ndaj dhunës duhet një përgjigje e fortë. Shpresojmë se diçka e ngjashme nuk do të përsëritet. Pa marrë parasysh cilës fe i përkasin, asnjë tempull i adhurimit nuk duhet të jetë mjet i dhunës dhe vrasjes. Ne fuqimisht e dënojmë", tha Tajani.
Gjashtë persona janë vrarë dhe tetë të tjerë u plagosën në një sulm të armatosur gjatë namazit në një xhami në Quebec të Kanadasë. Dy persona u arrestuan. Në xhami në kohën e sulmit ndodheshin 50 besimtarë. 30 prej tyre kanë kaluar pa dëme, ndërsa të vrarët ishin të moshës nga 35-70 vjeç.