Ali Murat Alhas
30 Maj 2019•Përditësim: 31 Maj 2019
Linja ajrore kombëtare e Turqisë, Turkish Airlines, dhe Shoqata e Korrespondentëve te Akredituar në Kombet e Bashkuara (ACANU) nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, raporton Anadolu Agency (AA).
Marrëveshja në mes të transportuesit ajror turk dhe shoqatës së gazetarëve u firmos në zyrën e OKB-së në Gjenevë të Zvicrës.
Nesih Gümüş, menaxher i Turkish Airlines në Gjenevë, dhe kryetari i ACANU-s, Bodi Hugger, u takuan për të nënshkruar marrëveshjen.
Duke folur në ceremoninë e nënshkrimit, Gümüş u shpreh krenar për bashkëpunimin e Turkish Airlines dhe ACANU-s.
"Mendoj se gazetarët anëtarë të ACANU-s do të jenë të kënaqur me përparësitë e anëtarësimit koorporativ të ofruar nga Turkish Airlines, e cila fluturon në 309 destinacione të ndryshme në 124 vende të botës", tha ai.
Hugger, nga ana e tij, tha se shoqata është "e lumtur që ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe të aviacionit në botë", duke e quajtur atë si një marrëveshje "unike".
Është hera e parë që ANACU nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me një linjë ajrore, tha Hugger.
Më shumë se 120 gazetarë ndërkombëtarë të ACANU-s do të përfitojnë nga një zbritje speciale, e drejta për bagazh shtesë dhe shumë avantazhe të tjera sipas marrëveshjes që do të jetë efektive për një vit.
Në mesin e anëtarëve të ACANU-s gjenden reporterë dhe përfaqësues të agjencive të lajmeve, kanaleve televizive, gazetave dhe radiove të shquara botërore.
Kjo shoqatë është vendtubimi i vetëm i përfaqësuesve të mediave që veprojnë në Gjenevë, një nga qendrat kryesore të OKB-së dhe diplomacisë ndërkombëtare.