Ali H. M.Abo Rezeg
15 Maj 2018•Përditësim: 15 Maj 2018
GAZA (AA) – Numri i palestinezëve që ranë dëshmorë nga armët e zjarrit të ushtrisë izraelite gjatë protestave anti-okupuese përgjatë kufirit të Rripit të Gazës është rritur në 60, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e Palestinës, raporton Anadolu Agency (AA).
"Numri i të vdekurve është rritur pasi dy persona humbën jetën nga plagët që morën sot", tha në një deklaratë zëdhënësi i ministrisë Ashraf al-Qidra.
Ai i identifikoi dy dëshmorët si Omar Abu Foul, 30 vjeç dhe 16-vjeçari Talal Matar.
Mijëra palestinezë dje organizuan tubime masive në kufirin lindor të Rripit të Gazës, për të përkujtuar përvjetorin e "Nakba"-s dhe për të protestuar kundër zhvendosjes së ambasadës së SHBA-ve nga Tel Avivi në Kuds.