Cüneyt Karadağ
05 Dhjetor 2017•Përditësim: 05 Dhjetor 2017
BERLIN (AA) - Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, ka mbrojtur idenë se balancat e pushtetit në botë po ndryshojnë me shpejtësi dhe se Turqia, Irani dhe Rusia po përpiqen të ringjallnin ish-perandoritë e tyre teksa dobësohet fuqia e SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një fjalim në hapjen e Forumit të Politiksë së Jashtme të Berlinit 2017 (Berlin Foreign Policy 2017) të organizaur nga fondacioni Körber, ministri Gabriel ka theksuar se në botën e globalizuar, Evropa ka mbetur e dobët në aspektin politik, pavarësisht pasurisë së saj.
Gabriel tërhoqi vëmendjen se për shkak të forcimit të vendeve të Lindjes së Mesme dhe të Azisë, nuk do të jetë në interes të SHBA-ve që t'i lë të vetme vendet evropiane.
Duke theksuar se kriza të reja janë shfaqur në lindje kontinentit të Evropës dhe se këto kriza destabilizojnë rajonin, Gabriel tha se për shkak të përpjekjeve intensive për përparim të vendeve si Kina, Turqia, Irani dhe Rusia, po shkaktohet zhvendosje e rendit global dhe balancës së fuqive rajonale.
"E shikojmë se kundërshtarët nuk flenë. Dy javë më parë, presidenti rus mbajti një takim në Soçi. Gjithashtu, edhe presidenti i Sirisë ka qenë i pranishëm atje. Ndërkaq, më pas presidenti i Turqisë, e më pas presidenti i Iranit. Shtetet e mëdha që u mblodhën në Soçi nuk janë miq, por kanë disa pika të përbashkëta. Brenda dhe jashtë, ata po e vendosin theksin mbi madhësinë e tyre në të kaluarën", tha Gabriel.
"Ato shfaqin kërkesat e lidershipit rajonal dhe sovranitetin kombëtar duke marrë parasysh shumë gjëra, si humbjet ekonomike, fyerjet diplomatike, dënimet financiare, sanksionet. Irani, për të kontrolluar vendet fqinje, ose për të vështirësuar kontrollin e vendeve të tjera, po dërgon sasi të madhe burimesh në rajon, pjesërisht milicëve terroristë. Ndërkaq, Turqia nuk ka frikë edhe nga veprimet ushtarake apo mosmarrëveshjet me Amerikën për të mbrojtur interesat e saj kundër përpjekjeve kombëtare kurde (në Siri). Nga ky aspket, Siria nuk është asgjë më shumë se përparim i tre perandorive të lashta", ka thënë Gabriel.
Ai po ashtu bëri të ditur se SHBA-të për interesat e saj duhet të heqin dorë nga së shikuari Evropën si kundërshtare. Sipas tij, ato duhet të bëjnë bashkëpunim ekonomik dhe, gjithashtu, edhe vendet e Evropës duhet të përcaktojnë strategjitë e tyre duke u bashkuar.
Duke pretenduar se në mbarë botën ekziston një dëshirë për kufijtë e vjetër dhe forcën e necionalizmit, Gabriel tha se kjo situatë e konkurrencës nuk është e mirë, por kërcënon sigurinë dhe prosperitetin e Evropës.
"Pavarsisht drejtimit që merr bota, BE mund të qëndrojë në këmbë vetëm nëse merr vetëm vendimet e veta dhe nëse reflekton fuqinë e saj", theksoi shefi i diplomacisë gjermane.
"Ose ne do ta zhvillojmë veten, ose bota do të na formësojë", u shpreh më tej ai, duke theksuar se Gjermania në arenën ndërkombëtare politike nuk do të mund të veprojë e vetme, por se ajo duhet të veprojë bashkë në kuadër të BE-së.
Gabriel shtoi se edhe Rusia është fqinj efektiv dhe se siguria e Evropës mund të arrihet jo me qëndrim kundër Rusisë, por duke bashkëpunuar me të.
Ai po ashtu tha se problemi i Jerusalemit mund të zgjidhet vetëm me negociata midis Izraelit dhe palestinezëve.