Hüseyin Mahmud,Zeynep Hilal Karyağdı
24 Shtator 2016•Përditësim: 25 Shtator 2016
KAJRO (AA) - Mësohet se është rritur në 166 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e fundosjes së anijes në brigjet e Detit Mesdhe, në veri të Egjiptit, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Bashkisë Matbos në Kefr Esh-Shejh, Ala Abdussettar në një deklaratë me shkrim ka theksuar se Forcat Detare të Egjiptit dhe peshkatarët kanë arritur të nxjerrin 166 trupa të migrantëve ilegalë të cilët janë mbytur nga fundosja e anijes.
Ndër të tjera Abdussettar ka theksuar se vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në zonën ku është mbytur anija dhe përreth saj.