Ekip
13 nëntor 2017•Përditësim: 14 nëntor 2017
NEW DELHI (AA) – Së paku 20 persona kanë humbur jetën pas fundosjes së mbrëmshme të varkës së paregjistruar, e cila transportonte turistë në lumin Krishna, në krahinën jugore indiane Andhra Pradesh, raporton Anadolu Agency (AA).
Rezultatet e para të hetimit zbuluan se në varkën e fundosur nuk ka pasur jelekë shpëtimi, ndërsa organet kompetente nisën një hetim kundër operatorit turistik i cili transportoi turistët.
Gazeta lokale "Deccan Herald" shkruan se aksidenti ndodhi pasi varka goditi digën me rërë në lum.
Lakshmi Kantam, zyrtar i distriktit Krishna, njoftoi se gjatë fundosjes së anijes kanë humbur jetën 20 persona, ndërsa 15 të tjerë janë shpëtuar.
Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për katër persona që llogariten si të zhdukur.