Alaattin Doğru
06 Prill 2023•Përditësim: 06 Prill 2023
Uji i pijshëm në Francë është i kontaminuar me pesticide që janë të ndaluara që nga viti 2020, transmeton Anadolu.
Mbetje të konsiderueshme të klorothalonilit u gjetën në të paktën në një nga dy mostrat e marra nga rrjetet e ujit të pijshëm në të gjithë Francën, thuhet në raportin e publikuar nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë Shëndetësore e Ministrisë së Bujqësisë (ANSES).
Edhe pse medikamenti, i cili tregtohet nga kompania agrokimike Syngenta dhe përdoret në bujqësi, është i ndaluar në Francë që nga viti 2020, ai u zbulua ndjeshëm në rrjetin e ujit të pijshëm në hulumtim.
ANSES, e cila kontrollon rregullisht furnizimin me ujë çdo 3 vjet në vend, në kontrollet e fundit gjeti më shumë se 157 pesticide. Gjithashtu, analizat zbuluan se në ujërat e vendit u gjetën 57 lloje mbetjesh eksplozivi nga Lufta e Parë Botërore.
Institucioni përkatës në Francë sugjeroi që uji i pijshëm të konsumohet me kujdes, me dyshimin se bakteret dhe mostrat në fjalë mund të kenë ndikim negativ afatgjatë në shëndetin e njeriut.