Ekip
16 Korrik 2016•Përditësim: 16 Korrik 2016
PARIS (AA) – Shefat e sigurisë franceze u takuan në Paris, ndërsa të shtunën në qytetin bregdetar të Nicës është hapur sërish për trafik bulevardi, ku mbrëmjen e së enjtes ndodhi sulmi i tmerrshëm me kamion i cili gjatë kremtimit të Ditës së Bastijës la të vrarë të paktën 84 persona dhe plagosi më shumë se 200 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Krerët e forcave të sigurisë dhe inteligjencës u mblodhën në pallatin Elise, rezidencën zyrtare të presidentit francez, për bisedime rreth sulmit tragjik, i treti, i cili u krye kundër Francës në 18 muajt e fundit.