Bota

Francë, sulmet islamofobike rriten ndjeshëm vitin e kaluar

Kreu i Observatorit Kombëtar të Islamofobisë në Francë, Abdallah Zekri, thotë se në vitin 2019 janë regjistruar 154 sulme kundër muslimanëve

Fatih Hafız Mehmet  | 28.01.2020 - Përdıtësım : 29.01.2020
Francë, sulmet islamofobike rriten ndjeshëm vitin e kaluar Foto: AA/Arhiv

Paris

Presidenti i Observatorit Kombëtar të Islamofobisë në Francë, Abdallah Zekri, tha se sulmet islamofobike në këtë vend janë rritur për 54 për qind në vitin 2019, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmes një deklarate me shkrim, Zekri tha se në vitin 2018 në Francë u regjistruan 100 sulme kundër muslimanëve, ndërsa ky numër në vitin 2019 u rrit në 154.

Zekri deklaron se sulmet kryesisht kanë ndodhur në rajonet Ile-de-France, Rhones-Alpes dhe Paca.

Ai gjithashtu tha se nuk ka lidhje midis Islamit dhe terrorizmit dhe se muslimanët në Francë duhet të kenë mundësi ta praktikojnë fenë e tyre lirshëm si anëtarët e feve të tjera.

Franca ka popullsinë më të madhe myslimane në Evropë me rreth pesë milionë, kryesisht nga vendet e Afrikës së Veriut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın