Yusuf Özcan
18 Nëntor 2018•Përditësim: 19 Nëntor 2018
PARIS (AA) – Gjatë protestave të organizuara dje në Francë janë lënduar 409 persona ndërsa 157 të tjerë u ndaluan, njoftoi Ministria e Brendshme franceze, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit, në protesta kanë marrë pjesë rreth 287 mijë njerëz.
Protestat u organizuan në shenjë pakënaqësie për rritjen e çmimit të derivateve.
Pati edhe bllokadë të komunikacionit në mbarë vendin.