Alma Çekovic
21 Qershor 2016•Përditësim: 21 Qershor 2016
CALAIS (AA) – Qindra migrantë janë përleshur të hënën vonë me policinë në afërsi të kampit Calais i njohur si “Xhungla”, duke bllokuar komunikacionin në këtë port verior francez, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia ka përdorur gaz lojtsjellës për të shpërndarë migrantët të cilët tentuan të ngadalësojnë komunikacionin për të hipur në kamionët të cilët në tunelin La Manche nisen drejt Britanisë së Madhe, transmetojnë mediat.
Disa njerëz kanë arritur që të hyjnë në kamionë dhe tentuan të prejnë pëlhurën e gomës për t’u fshehur.