Rahmi Gündüz,Fatma Esma Arslan
26 Tetor 2016•Përditësim: 27 Tetor 2016
CALAIS (AA) - Ka përfunduar evakuimi në kampin e refugjatëve "Xhungël" në Francë, raporton Anadolu Agency (AA).
Prefektja e qytetit Calais, Fabienne Buccio, në një deklaratë njoftoi përfundimin e evakuimit i cili nisi ditën e hënë.
Duke vënë në dukje se procesi i evakuimit ka zgjatur më pak nga se parashikohej Buccio u shpreh se "Xhungla tashmë mbaroi. Detyra jonë këtu përfundoi. Tashmë nuk ka më refugjatë".
Në ditën e tretë të evakuimit të "Xhunglës" një grup refugjatësh patën shkaktuar zjarr, i cili u shua si rezultat i përpjekjeve të kryera deri në orët e para të mëngjesit nga ekipet e zjarrfikëseve. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara ditën e djeshme, theksohet se që nga fillimi i javës nga kampi janë larguar 4.014 refugjatë.
Refugjatët e larguar nga kampi pas regjistrimit në qendrat e përkohshme të ngritura në afërsi të kampit dërgohen me autobusë në qendrat e tjera të refugjatëve në rajone të ndryshme të vendit.