Ömer Aydın
21 Mars 2017•Përditësim: 21 Mars 2017
PARIS (AA) - Pretendohet se ministri i Brendshëm i Francës, Bruno Le Roux ka bërë korrupsion duke punësuar si këshilltare dy vajzat e tij të moshës së shkollës së mesme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pretendimet për korrupsionet e politikanëve në Francë kanë përfshirë edhe ministrin e Punëve të Brendshme. Në një program lajmesh “Quotidien” e transmetuar në kanalin TMC thuhet se ministri Le Roux ka punësuar dy vajzat e tij të moshës 15 dhe 16 vjeçare në statusin e këshilltares, në kohën e pushimeve dhe të fundjavës, gjatë viteve 2009-2016.
Në program pretendohet se për këto punë vajzat e Le Roux janë paguar në total 55 mijë euro.