Bota

Francë, policia ndërhyn ndaj protestës së turqve

Policia ndërhyri me gaz lotsjellës kundër grupit për t’i dhënë fund kësaj proteste

Yusuf Özcan  | 30.10.2020 - Përdıtësım : 30.10.2020
Francë, policia ndërhyn ndaj protestës së turqve

Paris

Në qytetin Dijon të Francës policia ka ndërhyrë ndaj turqve që protestuan kundër protestuesve armenë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një grup i turqve që u mblodhën në qendrën e qytetit Dijon, protestuan kundër protestuesve pro-armenë të cilët sulmuan dhe plagosën turqit gjatë një proteste.

Sipas pamjeve të publikuara në median sociale, një grup i turqve marshuan në qytet duke mbajtur në duar flamuj të Turqisë.

Policia ndërhyri me gaz lotsjellës kundër grupit për t’i dhënë fund kësaj proteste.

Policia ka ndërhyrë edhe ndaj protestës që turqit zhvilluan dje në qytetin Lyon për të protestuar ndaj protestuesve armenë. Në një deklaratë nga prefektura u theksua se ndaj 65 protestuesve turq u vendosën gjoba.

Më 28 tetor, 5 persona u plagosën pasi protestuesit pro-armenë në qytetin Vienne të Francës protestuan duke bllokuar autostradën A7 dhe sulmuan turqit që shkonin në punë. Ndërkohë që një prej këtyre personave u dërgua në spital.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, vërehet grupi armen me flamuj të Armenisë në shpinën e tyre të cilët rrahin me shkopinj duke futur në mesin e tyre dy persona.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın