Bota

Francë, mijëra persona në grevë dhe protesta kundër reformës së pensioneve

Duke sfiduar planet e diskutueshme të qeverisë për reformën e pensioneve, demonstruesit kërkuan përmirësimin e kushteve të punës në sektorin publik dhe privat, si dhe rritje të pagave për pensionistët, punonjësit dhe nëpunësit civilë

Yusuf Özcan  | 05.10.2021 - Përdıtësım : 06.10.2021
Francë, mijëra persona në grevë dhe protesta kundër reformës së pensioneve Foto: Yusuf Özcan/AA

Paris

Grevë dhe demonstrata mbarëkombëtare janë mbajtur në Francë për të shprehur revoltën kundër politikave sociale të Parisit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke iu përgjigjur kërkesës së sindikatave, aktivistë dhe mijëra demonstrues u tubuan në në 'Place de la Republique' në qendër të Parisit dhe marshuan pranë Operës së Parisit.

Duke sfiduar planet e diskutueshme të qeverisë për reformën e pensioneve, demonstruesit kërkuan përmirësimin e kushteve të punës në sektorin publik dhe privat, si dhe rritje të pagave për pensionistët, punonjësit dhe nëpunësit civilë.

Rreth 25 mijë persona morën pjesë në protestat në Paris, ku policia mori masa të forta të sigurisë, ndërkohë demonstrata u organizuan në më shumë se 200 zona në të gjithë vendin.

Sipas Ministrisë së Arsimit të Francës, mbi 4 për qind e mësuesve dolën sot në grevë.

Pati ndërprerje të pjesshme në shërbimet e transportit publik si pasojë e demonstratave mbarëkombëtare.

Parisi pezulloi punën për reformën e pensioneve në muajin mars të vitit 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Presidenti francez, Emmanuel Macron, në muajin shtator tha se puna për reformën e pensioneve do të fillojë përsëri në një kohë të përshtatshme.

Në muajin dhjetor të vitit 2019 dhe në muajin janar të vitit 2020 u organizuan demonstrata në të gjithë vendin me pjesëmarrje të qindra mijërave njerëzve, në të cilat nuk mungoi as përdorimi i forcës nga policia kundër gazetarëve dhe aktivistëve, gjë që shkaktoi polemika.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın