Esra Taşkın
10 Shkurt 2022•Përditësim: 11 Shkurt 2022
Grabitësit në qytetin francez Nantes hynë në një restorant të McDonald’s me një buldozer dhe morën para nga kasaforta, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shtëpia mediatike lokale “France Bleu” raporton se hajdutët kanë vjedhur mbrëmë nga kantieri një buldozer dhe më pas kanë thyer murin e lokalit dhe kanë vjedhur nga kasaforta rreth 3.000 euro.
Dega e McDonald's do të jetë e mbyllur për disa javë për shkak të dëmeve të ndjeshme materiale.
"Nëse punoni në McDonald's, ekziston mundësia e grabitjes së armatosur, por jo me një buldozer", tha një punonjës.