Ekip
06 Maj 2022•Përditësim: 06 Maj 2022
Vjedhës të armatosur me kallashnikov hynë në dyqanin e markës së modës Chanel në Paris të enjten, pak hapa larg Ministrisë së Drejtësisë, njoftoi policia, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vjedhja, e vlerësuar në miliona euro, është kapur nga kamerat. Katër hajdutë, të veshur me helmeta dhe të maskuar në të zezë nga koka te këmbët, u filmuan duke dalë nga dyqani i Chanel-it i orëve dhe bizhuterive të bukura në Rue de la Paix, në rrugën moderne tregtare në qendër të Parisit. Ata u arratisën me dy motorë dhe të paktën njëri prej tyre ishte i armatosur me një pushkë automatike AK-47.
Hajdutët janë larguar të qetë nga dyqani me çanta plot, pavarësisht kalimtarëve dhe trafikut. Ka mundësi që videoja e publikuar në rrjetet sociale të jetë regjistruar nga një kalimtar i rastit me telefon.
Dyqani u mbyll përkohësisht pas grabitjes, ndërsa prokuroria ka hapur hetime.