Yusuf Özcan,Esra Taşkın
25 Prill 2022•Përditësim: 26 Prill 2022
Pas rizgjedhjes së Presidentit Emmanuel Macron, sipas rezultateve jozyrtare, janë mbajtur demonstrata në kryeqytetin e Francës, Parisi, Rennes dhe Nantes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qindra njerëz që e quanin veten "antifashistë" u mblodhën në Sheshin Republique në Paris.
Aktivistët brohoritën me parulla kundër Macron-it. Policia ndërhyri ndaj demonstruesve me gaz lotsjellës.
Pavarësisht ndalimit të guvernatorit për demonstratat në Rennes, rreth 250 protestues u mblodhën në qendër të qytetit, duke i vënë flakën shumë koshave të plehrave dhe dëmtuan mjedisin. Policia përdori piper sprej kundër demonstruesve.
Protestuesit e mbledhur në qendër të Nantes brohoritën parulla kundër presidentit Macron dhe mbanin pankarta. Policia gjithashtu përdori piper sprej për të larguar protestuesit.
Policia ka marrë masa të forta sigurie gjatë protestave.