Alaattin Doğru
29 Mars 2023•Përditësim: 29 Mars 2023
Në rajonin Saint-Omer të Francës, një grua nga përfaqësuesit e lëvizjes "Jelekët e Verdhë" u arrestua pasi dyshohet se përdori fjalën "bërllog" duke iu referuar presidentit Emmanuel Macron, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të kanalit francez BFMTV, gruaja në fjalë është ndaluar nga policia të cilët kanë ardhur në shtëpinë e saj me denoncimin e guvernatorit.
Një ditë para se Macron të fliste në televizionin francez për reformën e diskutueshme të pensioneve më 22 mars, ajo në Facebook duke iu referuar presidentit Macron shkroi: "Nesër në ora 13 do të flasë bërllogu. Vetëm në televizione mund ta shohim bërllogun".
Gruaja, e cila më 20 qershor do të dëshmojë në gjykatë për akuzën e “fyerjes së presidentit”, do të përballet me 6 vite burg dhe një gjobë deri në 22.500 mijë euro nëse shpallet fajtore për shkrimet që ka publikuar në Facebook.