Esra Taşkın
10 Maj 2022•Përditësim: 10 Maj 2022
Ministri i brendshëm francez Gerald Darmanin, kundër rrezikut të sulmit nga organizata terroriste DEASH, u ka dhënë udhëzim forcave të sigurisë dhe prefekturave që të rrisin sigurinë e vendeve të frekuentuara nga komuniteti hebre transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Twitter, Darmanin vuri në dukje se u ka dhënë udhëzim policisë, forcave të xhandarmërisë dhe prefekturave për të rritur sigurinë e vendeve të adhurimit dhe vendeve të frekuentuara nga komuniteti hebre.
Ministri Darmanin ka theksuar se këtë vendim e kanë marrë pas kërcënimeve të DEASH-it.
Në lajmet në shtypin kombëtar, transmetohet se në një mesazh zanor të publikuar me 17 prill nëpërmjet aplikacionit Telegram, DEASH do të hakmerret për ish-kreun e tyre të vrarë në muajin shkurt dhe se është bërë thirrje për fillimin sërish të sulmeve terroriste në Evropë.