Bota

"Franca mbështet stabilitetin në Ballkanin Perëndimor"

Sekretarja franceze e Shtetit për Çështjet Evropiane, në takimin me ministrin Cakaj ka theksuar se Franca mbështet stabilitetin e qëndrueshëm dhe zhvillimin ekonomik e social të Ballkanit Perëndimor

Fatjon Cuka  | 15.06.2019 - Përdıtësım : 16.06.2019
"Franca mbështet stabilitetin në Ballkanin Perëndimor"

Tiranë
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, gjatë një vizite në Paris është takuar me zyrtarë të ndryshëm të Francës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Cakaj zhvilloi një takim edhe me sekretaren franceze të Shtetit për Çështjet Evropiane, Amelie De Montchalin.

Theksohet se De Montchalin është shprehur se Franca mbështet stabilitetin e qëndrueshëm dhe zhvillimin ekonomik e social të Ballkanit Perëndimor.

"Hapja e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë nuk është e domosdoshme vetëm për faktin se Shqipëria tashmë ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme teknike, por edhe jetike për ta ruajtur besueshmërinë e vetë politikave të zgjerimit të BE-së", theksohet në njoftim.

Pasi Komisioni Evropian (KE) muajin e kaluar rekomandoi hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë, zyrtarë të lartë të vendit kanë zhvilluar takime në disa vende anëtare të Bashkimit Evropian.

Shqipëria është vend kandidat për anëtarësim në BE që nga viti 2014 dhe është në pritje të vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın