Ekip
06 Shtator 2017•Përditësim: 06 Shtator 2017
PARIS (AA) - Franca deri në vitin 2040 mund të ndalojë të gjithë prodhimin dhe eksplorimin e naftës dhe gazit, ndërsa propozim ligji më i ri do të prezantohet në takimin e sotëm të kabinetit, raporton Anadolu Agency (AA).
Propozim ligji do të prezantohet në takimin e sotëm të kabinetit. Sipas këtij ligji, lejet momentale për eksploatim nuk do të rinovohen.
Ky hap në masë të madhe është simbolik, duke marrë parasysh atë se prodhimi francez i naftës dhe gazit paraqet vetëm një për qind të konsumit kombëtar, pjesa tjetër importohet.
Propozim ligji është pjesë e planit më të madh për të larguar ekonominë e vendit nga lëndët djegëse fosile, për të inkurajuar energjinë e pastër dhe për të përmbushur angazhimet e Francës nën Marrëveshjen e Klimës së Parisit me qëllim të frenimit të ngrohjes globale.