Yusuf Özcan
07 Dhjetor 2021•Përditësim: 08 Dhjetor 2021
Në aeroportin ‘Charles de Gaulle’ në Paris është arrestuar një nga të dyshuarit e Arabisë Saudite për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raportojnë mediat lokale duke cituar burime gjyqësore, 33-vjeçari Khaled Aedh Al-Otaibi u arrestua nga policia kufitare franceze teksa po hipte në një aeroplan për në kryeqytetin Riad të Arabisë Saudite.
Khashoggi u vra brutalisht dhe me gjasë u gjymtua në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll në tetor të vitit 2018.
Riadi fillimisht mohoi çdo rol në vdekjen e tij, por më vonë u përpoqën të fajësojnë një operacion të interpretuar gabimisht.