Bota

Francë, në vitin 2020 papunësia shënoi rritje

Numri i papunësisë në Francë në vitin 2020 edhe pse ra 2.7 për qind në çerekun e fundit të vitit, në krahasim me vitin 2019 ajo u rrit 7.5 për qind

Alaattin Doğru   | 27.01.2021
Francë, në vitin 2020 papunësia shënoi rritje

Paris

Në Francë numri i personave të papunë në vitin 2020 tejkaloi 3.8 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Hulumtimit, Punës dhe Statistikave pranë Ministrisë së Punës, papunësia në Francë në vitin 2020 edhe pse ra 2.7 për qind në çerekun e fundit të vitit, në krahasim me vitin 2019 ajo u rrit për 7.5 për qind.

Gjatë gjithë vitit numri i personave të kategorisë "pa asnjë punë" u rrit në 265.400 i cili çoi numrin e përgjithshëm në 3.816.700.

Numri i personave që kishin punë të përkohshme me kohë të shkurtër dhe të gjatë u rrit në 2.190.200.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın