Ekip
13 Janar 2016•Përditësim: 14 Janar 2016
GJENEVË (AA) - Organizatorët e Forumit Ekonomik Botëror në Zvicër konfirmuan se e kanë ftuar delegacionin nga Koreja e Veriut, pasi vendi njoftoi se ka testuar me sukses bombën me hidrogjen, raporton Anadolu Agency (AA).
Pjesëmarrja e Koresë së Veriut në takimin vjetor të njerëzve të rëndësishëm nga bota e biznesit dhe politikës në Davos do të ishte e para pas 18 vitesh.